​Ja kush ishin dy gazetarët që votuan Ronaldon

Sporti

​Ja kush ishin dy gazetarët që votuan Ronaldon

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 23:44

Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i Evropës për edicionin e fundit.

Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka qenë bindshëm më i favorizuar në votime se sa dy kundërshtarët e tij, Luis Suarez dhe Cristiano Ronaldo.

Messi mori 49 vota, ndërsa Suarez ishte i dyti me 3 dhe Ronaldo me vetëm 2.

Por, mediat e ndryshme botërore u interesuan se kush ishin dy gazetarët që votuan Ronaldon.

Një gazetar portugez dhe një gazetar turk i dhanë votat Ronaldos. Madje gazetari turk është tifoz i Realit, gjë e cila është vërtetuar në profilin e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se të drejtën për të votuar e kishte edhe një gazetar shqiptar i RTSH-së, Pani Xhixho, i cili zgjodhi Leo Messin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat