Kush votoi për Ronaldon?

Sporti

Kush votoi për Ronaldon?

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 12:32

Lionel Messi fitoi çmimin "Lojtari më i mirë në Evropë" me rekord votash. "Pleshti" mori shumicën absolute të votave dukë e lënë Luis Suarezin me 3 vota dhe Cristiano Ronaldon me 2 vota.

Një gazetar portugez dhe një gazetar turk i dhanë votat Ronaldos. Madje gazetari turk është tifoz i Realit, gjë e cila është vërtetuar në profilin e tij në rrjetet sociale.

Të drejtën për të votuar e kishte edhe një gazetar shqiptar i RTSH-së, Pani Xhixho, i cili zgjodhi Leo Messin për më të mirin e Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat