Zyrtare: Lucas Silva në Marseille

Sporti

Zyrtare: Lucas Silva në Marseille

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 15:57

Mesfushori i Real Madridit, Lucas Silva është larguar nga klubi duke u huazuar për një sezon tek Olympique Marseille.
Lucas Silva është futbollist i ri i Olympique Marseille.

Mesfushori është larguar nga Real Madrid, vetëm gjashtë muaj pas transferimit në klub nga Cruzeiro për 14 milionë euro.

Futbollisti brazilian ka nënshkruar kontratë për huazim njëvjeçar në Marseille.

E atje shpreson të ringjall karrierën e tij pas vështirësive me të cilat u ballafaqua në Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat