Teuta e “varfër” mposht Flamurtarin e pasur 1-0 - Bota Sot
Teuta e “varfër” mposht Flamurtarin e pasur 1-0

Sporti

E hënë, 15 tetor 2018

Teuta e “varfër” mposht Flamurtarin e pasur 1-0

Më: 22 gusht 2015 Në ora: 19:48

Edhe pse i dha futbollistëve 5 rroga paradhënie Flamurtari përsëri nuk ka dal të fitoj në shtëpi ndaj Teutës me shpenzime modeste. Flamurtari është mundur 0-1 nga Teuta në një ndeshje të luajtur në Fier.

Meglid Mihani u rikthye me gol në futbollin e madh. Futbollisti kavajas shënoi golin e fitores përballë Flamurtarit si për të treguar se ndonjëherë nevojiten pak investime për të arritur te suksesi trasmeton “Supersport”.

31 vjecari i dha 3 pikë Teutës përballë vlonjatëve që paraqiteshin me shumë bujë në këtë fillim sezoni, por që u panë jo në kondicionin e duhur fizik dhe ndoshta vuajtën dhe mungesën e tifozëve të tyre, duke qenë se luanin në fushën asnjënëse të “Loni Papuciu”.

Një rikthim me fitore në krye të stolit të Teutës dhe për Maganin, që arrin t’i bëjë një fillim të mbarë sezonit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test