Guardiola ka dy fjalë për Pedron

Sporti

Guardiola ka dy fjalë për Pedron

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 18:04

Pep Guardiola, trajner i Bayernit nga Munihu, ka një vlerësim të jashtëzakonshëm për futbollistin e Barcelonës, Pedro. Sipas tij, nëse Pedro shkon në Manchester Utd, pa dyshim se do të ketë sukses. “Ai ka luajtur miliona ndeshje për Barcelonën. Pra, nëse ju luani miliona ndeshje për Barcelonën tregon edhe kualitetin tënd se çfarë lojtari je. Ai ka fituar Kupën e Botës, Champions League me klubin e tij dhe shumë liga të tjera. Nuk ka absolutisht asnjë dyshim sa i përket kualitetit të tij. Ai ka aftësi që të luaj tek çdo skuadër në çdo ligë në botë. Nuk e di çfarë do të ndodhë, mirëpo ai është lojtar i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat