Prishtina me 27 tetor kundër rumunëve

Sporti

Prishtina me 27 tetor kundër rumunëve

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2015 Në ora: 16:44

Asociacioni më i lartë i basketbollit evropian, FIBA, ka bërë të ditur edhe orarin e ndeshjeve që do të takohen ekipet mes vete në Europe Cup. Kampioni i Kosovës dhe i Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina është në grupin K me këto ekipe: Energia Targu JIU nga Rumunia, BC Astana nga Kazakistani dhe AEK Larnaca nga Qipro. Me 27 tetor Prishtina luan si mysafir (në orën 19.00) i skuadrës rumune, Energia Targu JIU, e vlefshme e xhiros së parë, ndërsa me 3 nëntor Prishtina pret Astanën. Me 10 nëntor luan në udhëtim me AEK Larnaca, kurse me 17 nëntor pret Energia Targu JIU. Me 25 nëntor takohet si mysafir me Astanën, kurse me 2 dhjetor pret AEK Larnaca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat