Benitez: Nuk kam probleme me Ronaldon

Sporti

Benitez: Nuk kam probleme me Ronaldon

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 11:22

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafa Benitez ka ripërsëritur se nuk ka asnjë problem me Cristiano Ronaldon.

Portugezi nuk është ftuar fare për Audi Cup, por sipas trajnerin spanjoll arsyeja e vetme është lëndimi që ka pësuar lojtari në ditët e fundit gjatë stërvitjeve.

”Ai është një profesionistë i madh dhe shumë kompetitiv. Ai dëshiron ta fitojë çdo ndeshje apo situatë të vogël”

”Jam vërtetë i kënaqur që punoj me atë. Ndjehem keq që ai nuk ndodhet me ne, por nuk kemi probleme. Ai ka probleme të vogla me shpinën dhe vendosëm të mos e ftojmë fare”, tha Benitez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat