Zhaveli ia doli më mirë se notarët tjerë të Kosovës

Sporti

Zhaveli ia doli më mirë se notarët tjerë të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2015 Në ora: 11:19

Notari Lum Zhaveli zuri vendin e 59-të në bretkosë me kohë të kaluar 30.59 sekonda në Kampionatin Botëror në not, që po mbahet në Kazan të Rusisë. “Vendi i 59 nga 83 garues, kështu që e ka përmirësuar edhe rekordin e Kosovës, diku për 14 të qindtat. Kjo nuk do të thotë që duhet të jemi shumë të kënaqur, por janë përmbushur objektivat që kishim: përmirësimin e rekordeve”, tha gazetën kombëtare “Bota sot”, Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm i FNK-së. Rita Zeqiri garon të mërkurën. “Rita të shohim nesër, shpresoj në paraqitje të mirë dhe mbetet të shohim”, tha Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat