Rafael afër kalimit te Lyon

Sporti

Rafael afër kalimit te Lyon

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 14:02

Mbrojtësi brazilian, Rafael ndodhet afër që ta kompletoj transferimin e tij te skuadra e Lyonit.

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas që tha se marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

”Rafael ka arritur këtu dhe ne jemi duke pritur që të arrijmë marrëveshje me Manchester United”, tha presidenti i Lyonit.

Braziliani 25 vjeçar regjistroi 11 paraqitje nën drejtimin e Van Gaal, por nuk ishte pjesë e turit para-sezonal me Djajt e Kuq në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat