Van Gaal, ja më kë e krahason Shaqirin

Sporti

Van Gaal, ja më kë e krahason Shaqirin

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 10:53

Louis Van Gaal, trajneri i Manchester Utd, e ka krahasuar lojën e Xherdan Shaqirit me superyjet e futbollit botëror.
Në një intervistë për Mundo Deportivo ai ka krahasuar atë me superyjet si Neymar, Messi, Pedro, etj, raporton sporti1.
“Barcelona ka shpejtësinë e Neymarit e Messit dhe kanë Pedron pas tyre. Ne duhet të konkurrojmë me ata. Mund të fitojmë tituj nëse blejmë lojtar me shpejtësi dhe kreativitet. Duhet te seleksionojmë”.
“Bayern Munih ka Riberyn dhe Robben. Pas tyre ata mund të ndërrojnë pozitat me Muller dhe po ashtu kishin Shaqirin sipas rasteve. Ata janë konkurruesit tonë. Kjo është shpejtësi dhe kreativitet”, tha Van Gaal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat