Kritikohet Messi për ‘argëtim’ me diktatorin e Gabonit

Sporti

Kritikohet Messi për ‘argëtim’ me diktatorin e Gabonit

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 22:49

Lionel Messi është kritikuar nga Fondacioni për të Drejtat e Njeriut pas vizitës së tij në Gabon.

Superylli i Barcelonës është fotografuar me diktatorin e atij vendi, Ali Bongo, të cilit i ka ndihmuar për vënien e një gurthemeli për një stadium për finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës që do të zhvillohet në vitin 2017.

Po ashtu, argjentinasi ka vizituar edhe një spital shtetëror dhe një restorant që është në pronësi të familjes Bongo.

Veprimet e Messit janë kritikuar se po i jep mbështetje publike regjimit të Bongos.

Lideri kundërthënës i Gabonit është akuzuar për mashtrime në zgjedhje në të kaluarën, si edhe për abuzime me të drejtat e njeriut duke refuzuar edhe hetimet për vrasje të fëmijëve.

“Duke i ofruar shërbime ‘PR’ familjes Bongo të Gabonit, Lionel Messi seriozisht e ka dëmtuar kredibilitetin e fondacionit të tij bamirës”, ka thënë presidenti i Fondacionit për të Drejtat e Njeriut, Thor Halvorssen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat