Guardiola flet pas humbjes nga Wolfsburgu

Sporti

Guardiola flet pas humbjes nga Wolfsburgu

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 11:25

Pep Guardiola ka insistuar se Bayern Munichu nuk luajti keq në Superkupën gjermane, të cilën e humbi nga Wolfsburgu.

Trajneri spanjoll ka thënë se lojtarët e tij kanë bërë çdo gjë që është e mundshme për të fituar takimin. Çdo gjë filloi mirë kur realizoi gol Arjen Robben, por në minutën e fundit të ndeshjes “Lord” Nicklas Bendtner barazoi për të siguruar penaltitë, që ishin vendimtare.

“Është për keqardhje sepse ne është dashur të mbrohemi vetëm dy apo tre minuta”, ka thënë Guardiola. “Nuk luajtëm shumë keq”.

“Nuk është e lehtë të luash ndaj një ekipi kaq të mirë, një ekip që sezonin e kaluar ishte në formë të mirë dhe sivjet do të luajnë në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar trajneri spanjoll.

“Wolfsburgu luajti me pasime direkt dhe me harkime të rrezikshme. Është e qartë se Bundesliga, Kupa dhe Liga e Kampionëve janë më të rëndësishme, por trofeu mbetet trofe. Është turp për ne”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat