Wenger: Nuk ka më gabime

Sporti

Wenger: Nuk ka më gabime

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 10:29

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka deklaruar se skuadrës së tij nuk i lejohen më gabime në garë për titullin e kampionit.

Francezi beson se Gunners ndodhen në pozitën më të mirë ndër vite për ta fituar titullin e Premier League dhe se nuk bën që të startojnë ngadalë.

”Edhe vitin e kaluar nuk kishm arsyetime për vetë faktin që Chelsea filloi fuqishëm dhe ne jo”.

”Ky sezon është ndryshe. Besoj se Chelsea ishin më stabil se ne në aspektin defanziv dhe filluan më mirë. Pas gjashtë ndeshjeve të para ne ishim 11 pikë prapa tyre, ndërsa në fund ishim 12 prapa. Pra, vendimi ishte marë qysh pas 6 javëve të para”, tha Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat