Wolfsburg fiton Superkupën e Gjermanisë (Video)

Sporti

Wolfsburg fiton Superkupën e Gjermanisë (Video)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 07:47

Wolfsburg e ka nisur edicionin me një titull.

Skuadra e Pep Guardiolas, e ka nisur edicionin e ri 2015/16 me barazim, por me triumf në Superkupën e Gjermanisë.

Wolfsburg në finale të Superkupës mposhti skuadrën e Bayernit vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi baras 1:1.

Arjen Robben kaloi Bayernin në epërsi në minutën e 49’të, por vetëm një minuta para fundit të pjesës së parë, Wolfsburg e barazoi rezultatin në 1:1, me golin e shënuar nga sulmuesi danez Niclas Bentdner.

Gjatë penalltive, Wolfsburg u tregua skuadër më e suksesshme dhe në fund fitoi me rezultat 5:4, ndërsa Bentdner po ashtu ishte vendimtar edhe në penallti, pasi shënoi golin e fundit dhe të fitores. Te Bayerni Alonso ishte i vetmi që e humbi penalltinë, ndërsa Neuer nuk arriti të ndalonte asnjë nga 5 gjuajtjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat