Objektiv i Romës janë trofetë

Sporti

Objektiv i Romës janë trofetë

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 21:51

Seydou Keita është i bindur se Roma mund të veprojë më mirë se në sezonin e kaluar dhe të fitojë trofe në edicionin që vjen.
“Përvoja ime në Itali po shkon shumë mirë. Patëm një sezon të mirë, zumë vendin e dytë, përkundër vështirësive që patëm në periudhën e fundit të fushatës”.

“Në fund të fundit, e konsideroj si një sezon pozitiv pasi mbetëm prapa Juventusit, skuadrës e cila luajti në finale të Ligës së Kampionëve”.

“Jemi një skuadër me ambicie për të fituar trofe, qoftë në Serie A ose në nivel Kupe”.

“Është e qartë se Juventusi mbetet favorit për Scudetto, por ne kemi një ekip që mund të luajë më mirë se në sezonin e kaluar”, ka deklaruar Keita.

Këto komente, mesfushori i ka bërë për faqen zyrtare të Barcelonës, para ndeshjes së tyre miqësore për Trofeun Gamper.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat