Suarez: Ende kemi objektiva për të arritur

Sporti

Suarez: Ende kemi objektiva për të arritur

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 14:32

Sulmuesi nga Uruguai, Luis Suarez, lavdëron Premier Leaguen, duke e vlerësuar si më të mirën në botë, ndërsa për Barcelonën thotë se është skuadra më e mirë. “Premier League është liga më e mirë në botë. Por, Barcelona është skuadra më e mirë”, tha Suarez, që fitoi këtë vit kurorën e trefishtë me Barcelonën (Champions Leaguen, Kupën e Mbretit dhe titullin e Spanjës). “Nuk e konsideroj veten si një ndër futbollistët më të mirë në botë, por është kënaqësi të luash në ekipin më të mirë. Ende kemi objektiva për të arritur. Duam të bëhemi skuadra e parë që e fiton radhazi Champions League”, tha ish-futbollisti i Liverpoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat