Barcës i nevojitet Pedro në Superkupë

Sporti

Barcës i nevojitet Pedro në Superkupë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 12:35

Pedro është shumë pranë largimit nga Barcelona, me Manchester Unitedin si destinacionin e tij mundshëm, por klubi spanjoll dëshiron ta vonojë shitjen e tij për shkak të Superkupës së UEFA-s kundër Sevillas.

Marca raporton se katalunasit duan ta kenë spanjollin në dispozicion për atë ndeshje, pasi Lionel Messi dhe Neymar mund të mos jenë në formën më të lartë fizike për shkak të pushimeve të gjata që kishin.

Dueli ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve dhe fituesit të Ligës së Evropës zhvillohet më 11 gusht në Tbilisi.

Pedro do të ishte në nivel të lartë të përgatitjes fizike për këtë takim, pasi ka qenë pjesë e rregullt në ndeshjet parasezonale.

Sulmuesi spanjoll pritet të kompletojë transferimin e tij në Old Trafford gjatë këtij afati kalimtar për plot 32 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat