Të fortët i bashkohen Barcelonës

Sporti

Të fortët i bashkohen Barcelonës

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 18:13

Lionel Messi dhe Javier Mascherano, janë dy futbollistë kyq të kampionit të Evropës dhe Spanjës, Barcelona, që i bashkohen përgatitjeve. Messi apo gjeniu i vogël, që është zemra e Barcelonës, iu është bashkuar stërvitjeve të katalunasve dhe që njëherit ka sjellë një buzëqeshje të këndshme të drejtuesit e klubit.

Messi e Mascherano hedhin pas krahëve zhgënjimin e Kupës së Amerikës ku Argjentina u mund në finale nga Kili, duke u bashkuar me Barcelonën pas pushimeve të shkurtra. Edhe pse Luis Enrique u kishte caktuar si afat final ditën e hënë, në mënyrë surprizë, dy argjentinasit u prezantuan në qendrën stërvitore të Barcelonës disa ditë më herët pasi kërkojnë të nisin sa më shpejt përgatitjet për sezonin e ri. Ata u shfaqën në qendrën “Joan Gamper” ku iu nënshtruan testeve mjekësore, ku pak orë më parë u vizituan edhe Dani Alves e Neymar, gjithashtu të angazhuar në Kupën e Amerikës ku Brazili u eliminua në çerekfinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat