Çfarë ka pranuar Ramos nga drejtuesit e Realit?

Sporti

Çfarë ka pranuar Ramos nga drejtuesit e Realit?

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 10:52

Mbrojtësi Sergio Ramos Ramos do të jetë lojtar i Realit të Madridit deri më 30 qershor të vitit 2020. Mes klubit më të titulluar në Spanjë dhe mbrojtësit 29-vjeçar tashmë është arritur marrëveshja, e cila pritet të zyrtarizohet para fillimit të la Ligas.
Një takim kokë më kokë mes futbollistit dhe presidentit Perez sqaroi të gjitha keqkuptimet. Mësohet se futbollisti ka pranuar ulje të pagës dhe tashmë do të përfitojë 8.5 milionë në sezon plus 1.5 milionë bonuse nëse arrihen objektivat.
Zgjatja e kontratës deri në vitin 2020 është një lloje garancie që Ramos ta përfundojë karrierën si futbollist me 10 herë kampionët e Europës, sikurse ishte edhe dëshira e tij. Për Realin e Madridit ishte shumë e rëndësishme që të sigurohej vazhdimësia e një pikave kyçe të skuadrës, njeriut që do të mbajë shiritin e kapitenit pas largimit të Iker Casillas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat