BIG SPORTS, kompania më e re shqiptare në Gjermani

Sporti

BIG SPORTS, kompania më e re shqiptare në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2015 Në ora: 15:36

Këshilltari i Haxhi Krasniqit, Luan Dreshaj, tash do të jetë edhe si menaxher i futbollistëve. Dreshaj njihet si nga punëtorët më të vyeshëm sportiv dhe krahu i djathtë i Krasniqit dhe i shumë boksierëve shqiptarë, ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se ka formuar kompaninë më të re sportive shqiptare ‘BIG SPORTS”.

“Pas 10 viteve punë dhe përvojë me Albanian Boxing si këshilltar apo menaxher i shumë boksierëve shqiptar dhe të huaj, kam vendosur të merrem edhe me menaxhimin e futbollistëve, sepse krahas boksit edhe futbolli është një ndër sportet që unë e dua dhe natyrisht një ndër sportet më të rëndësishme në botë”, tha Dreshaj.

“Puna e Menaxhmentit të boksit profesionist është shumë e afërt me atë të futbollit, andaj nuk do të jetë shumë e vështirë që të adaptohemi me këtë drejtim të ri”, theksoi Dreshaj. Ai tha se boksi do të mbetet si gjithnjë në fokusin e tij. “Boksi mbetet si gjithnjë në fokusin tim dhe mendoj se edhe me futboll do të kemi suksese”, thotë Dreshaj. Sa do të jetë vështirë tani të jesh menaxher edhe i futbollistëve? “BIG SPORTS, kompania më e re shqiptare në Gjermani, e cila merret me sportmanagement në nivel të lartë. Puna e Menaxhmentit të boksit profesionist është shumë e afërt me atë të futbollit, andaj nuk do të jetë shumë e vështirë, por gjithsesi është një sfidë e madhe të cilën dua ta kaloj si gjithnjë me dinjitet.

Fillimi do të jetë patjetër i vështirë sikur në çdo punë tjetër, por në një të ardhme jo shumë të largët mendoj se do të shënojmë suksese. Unë jetoj dhe veproj në zonën e quajtur Ruhrgebiet në Gjermani, ku në një rrethinë prej vetëm 100 kilometrash i kemi më shumë se pesë ekipe shumë të mëdha të Bundesligës gjermane, siç janë: Borussia Dortmund (BVB), Schalke 04, Bayer Leverkusen, Borussia Mönchengladbach, FC Köln etj. dhe kështu që gjërat elementare janë shumë afër meje dhe natyrisht se fokusi im do të jetë pikërisht te Bundesliga gjermane”, tha Dreshaj.
K. Goca

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat