Benzena e konfirmon të ardhmen e tij

Sporti

Benzena e konfirmon të ardhmen e tij

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 13:35

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema nuk do të transferohet në Arsenal. Reprezentuesi francez dëshiron të mbetet në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema nuk dëshiron të largohet nga klubi. Arsenali ka shprehur gatishmëri të paguajë 60 milionë euro për blerjen e tij.

Por, ylli francez nuk e ka ndërmend të largohet nga Santiago Bernabeu, ka bërë të ditur portali “Fichajes”.

Benzema tashmë një kohë të gjatë thuhej se mund të largohet nga “Los Blancos”.

Mirëpo, ai do të vazhdojë të jetë qendërsulmuesi i parë, në ekipin e trajnerit të ri, Rafael Benitez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat