Kush e vodhi Nuri Seferin?

Sporti

Kush e vodhi Nuri Seferin?

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 17:58

Një rast i paprecedent i ka ndodhur boksierit të mirënjohur shqiptar, Nuri Seferi. Boksieri është tejet i revoltuar, ngase disa persona kishin vjedhur pasqyrat e makinës së tij tip BMW X5. Ai përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Seferi “denoncon” gjestin e ulët të individëve që e kanë bërë, raporton panorama sport. “Të dashur miq mbrëmë në Tiranë tek rruga e Barrikadave në orët e vona të natës kanë vjedhur dy pasqyrat e veturës sime BMW X5. I revoltuar nga ky gjest aspak i moralshëm dhe i ndershëm. Jo për kostën që mbajnë këto dy pasqyra por për nivelin mjaft të ulet qe i karakterizon disa njerëz këtu në shtetin amë , ku prishin imazhin, dhe bukurit e këtij vendi”, shkruan Nuri në facebooku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat