Dushku shkakton skandal, rrahu fizioterapistin

Sporti

Dushku shkakton skandal, rrahu fizioterapistin

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 17:02

Erion Dushku largohet nga Tirana. Mbrojtësi i bardhebluve është larguar nga stërvitja përgatitore që po zhvillon skuadra kryeqytetase në Mavrov të Maqedonisë. Shkak për largimin e tij është bërë një përplasje fizike që lojtari ka pasur me fizioterapistin e ekipit, Arsen Voci. Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në “Facebook”, klubi i Tiranës ka njoftuar largimin e lojtarit nga grumbullimi dhe pezullim pa afat për thyerjen e disiplinës. “Erion Dushku është larguar nga Mavrova gjatë ditës së djeshme.

Shkak për këtë lëvizje është bërë thyerja e disiplinës dhe shkelja e rregullores së klubit. Kërkesën për të lënë mënjeherë grumbullimin ja ka komunikuar trajneri Shkëlqim Muça dje pasdite sapo ka nisur seanca stërvitore.

Mbrojtësi është larguar nga Maqedonia për t’u rikthyer në Tiranë. Klubi ka vendosur ta pezulloje pa afat Erion Dushkun për thyerjen e disiplinës. Në një moment të dytë do të ketë një tjetër vendim për këtë çështje”, thuhet në facebookun e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat