Kur isha i frustruar

Sporti

Kur isha i frustruar

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 13:51

Futbollisti Mats Hummels ka treguar se kush ishte ai që e bindi të qëndrojë në ekipin e Dormundit. Hummels ishte shumë afër që të largohet nga klubi, por trajneri i ri Thomas Tuchel ishte ai që e bindi për të qëndruar te verdhezinjtë. “Gjysma e parë e sezonit 2014/15 ishte një fatkeqësi për mua në lidhje me peshën time. Kur isha i frustruar, unë vetëm haja”, tha futbollisti, të cilit biseda me trajnerin ia ndryshojë edhe qëndrimet. “Kishte ditë kur vendosesha të largohem dhe kishte ditë kur vendosesha të qëndroj. Por biseda me Thomas Tuchel më bëri të ndryshoj mendim. Ai me fjalët e tij më bindi të qëndroj”, ka thënë Hummels.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat