Josa: Champions i rëndësishëm edhe për financat e klubit

Sporti

Josa: Champions i rëndësishëm edhe për financat e klubit

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 08:13

Skëndërbeu është rikthyer në Shqipëri për të vijuar prëgatitjet për sfidën e parë të raundit të dytë të Champions League. Kampionët e vendit kanë zbarkuar në aeroportin Nënë Tereza për tu nisur më pas drejt Korcës, ku do të vijojnë përgatitjet për prezantimin në kompeticionin europian. Skuadra ka zbarkuar e veshur me uniformën zyrtare teksa për kamerën e Sport News ka folur trajneri Mirel Josa, i cili ka bërë një analizë të ecurisë së ekipit në këtë fazë përgatitore. Si gjithnjë Josa shfaqet edhe këtë herë me kritika për grupin, duke ulur entuziazmin që mund të ketë kapluar kampionët e vendit.

“Faza përgatitore na tregoi se kemi ende punë për të bërë. Ekipi nuk më ka kënaqur plotësisht dhe kjo periudhë në Korcë do të na shërbejë për të përmirësuar grupin”.

Afrimi i fundit i kampionëve Hamdi Salihi nuk ka udhëtuar me ekipin, kjo për shkak se kërkon të tërheqë dokumentacionin për të qënë i gatshëm për sfidën e parë me Skënderbeun. Josa e vlerëson shumë këtë afrim dhe përqëndrohet tek dy sfidat e Championsit duke evituar të japë mendimin për kampionatin e ri.

“Salihi është një afrim cilësor që do ti shërbejë shumë skuadrës. Ne jemi të përqëndruar për sfidat e Champions League. Më vonë do të përqëndrohemi tek kampionati”.

Skëndërbeu do të zbresë në fushë të Mërkurën pasdite për të vijuar përgatitjet përpara publikut, ku kërkon të marë dozat e duhura të karikimit por edhe të ambientohet me klimën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat