Dortmundi i pamëshirshëm, gjashtë gola Kawasakit

Sporti

Dortmundi i pamëshirshëm, gjashtë gola Kawasakit

Nga: K.Goca Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:54

Skuadra gjermane, Dortmundi, duket se është në formë shumë të mirë dhe më së miri e pasqyron edhe fitorja bindëse në miqësore me rezultat 6:0 kundër Kawasakit, në miqësoren e cila u luajt në Kawasaki, ku ishin të tubuar rreth 25 mijë shikues. Verdhezinjtë u treguan të pamëshirshëm për ekipin japonez dhe gjashtë herë e ndëshkuan. Golat i realizuan: Kagawa (5.’ e 36’), Aubameyang (53’ e 57’.), Maruoka (59’), Stankoviq (80’)

Dortmundi u paraqit me këtë përbërje: Bürki – Piszczek, Subotic, Sokratis, Durm – Weigl – Hofmann, Castro, Kagawa, Maruoka – Reus.
Në Pjesën e dytë: Weidenfeller – Stenzel, Hummels, Stankoviq, Schmelzer – Bender – Sauerland, Gündogan, Mkhitaryan, Maruoka – Aubameyang.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat