Myrta, Miftaraj e Bekteshi në Besë

Sporti

Myrta, Miftaraj e Bekteshi në Besë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 19:02

Nënkampioni i Kosovës, Besa nga Peja, është përforcuar me tre futbollistë të dëshmuar. “Diar Miftaraj vjen nga Istogu. Diari është një futbollist i cili për shumë vite zhvilloj karrierën te KF Besa dhe rikthehet në folenë e vjetër. Pastaj përforcohen edhe me Leotrim Bekteshin nga KF Trepça '89 dhe Yll Myrta nga KF Vëllaznimi”, thuhet nga klubi pejan. Ndërkaq, Myrta është i lumtur që iu bashkua Besës. “Kemi rënë dakord me drejtuesit e Besës për një vit dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë për këtë skuadër. Më duhet t’i falënderoj të gjithë lojtarët, trajnerët dhe tifozët e Vëllaznimit për vitet e mrekullueshme që i kalova në klub”, tha Myrta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat