Ndihmëstrajneri i Vllaznisë Elmaz Halimi bëhet trajner me licencë B të UEFA-së

Sporti

Ndihmëstrajneri i Vllaznisë Elmaz Halimi bëhet trajner me licencë B të UEFA-së

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 23:12

Për tri javë rresht 25 ish sportist aktiv nga e tërë Kosova kanë ndjekur ligjëratat për trajner për Licencën B të UEFA-s e në mesin e këtyre personave i cili është licencuar me këtë licencë. Ai shprehet se
këto ligjërata dhe ky trajnim u mbajtën nën patronatin e FFK-së në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB). Instruktorët e trajnerëve të Kosovës ishin nga DFB Ëolfang Grunert dhe Jorg Rlich.
Elmaz Halmi ishte njëri ndër vijuesit e këtij trajnimi i cili me sukses ka mbaruar trajnimin tre javor dhe është licencuar në kategorinë B të njohur nga UEFA.

Elmaz Halimi aktualisht ndihmëstraajner i KF Vllaznisë nga Pozharani ka thënë se gjithçka ka qenë në nivelin e duhur."Jam shumë i kënaqur me dijen që kemi përfituar nga ky trajnim dhe tërë potencialin dhe dijen që kemi përfituar do ta zbatojmë në klubet ku do të punojmë e kjo është në të mirë të futbollit në përgjithësi".

Ai shprehet se ka mbet i impresionuar me atë se çka kanë përfituar nga instruktorët nga Gjermania. "Është një përvojë e mirë të mësosh nga instruktorët të dëshmuar Evropian ndërsa ne tani mundemi të udhëheqim edhe skuadrat të mëdha pa ndonjë problem pasi jemi certifikuar për këtë licencë të domosdoshme për karrierat tona si trajner",ka thënë Halimi I cili është edhe trajneri I parë I licencuar në komunën e Vitisë. Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat