Haxhi Krasniqi niset për SHBA

Sporti

Haxhi Krasniqi niset për SHBA

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2015 Në ora: 12:12

Boksieri i mirënjohur nga Kosova, Haxhi Krasniqi, merr rrugë për shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai do t’i zhvillojë përgatitjet atje dhe do të përgatitet maksimalisht për sfidat e mëdha. “Sot po e marr rrugën e lartë drejt Amerikës ku dua të stërvitem disa javë më radhe në një kamp special për duelin tim të radhës. Jam i lumtur që do të stërvitem në SHBA dhe njëkohësisht shume kurioz për ta njoftuar Amerikën, si dhe njerëzit atje. Kështu do të shoh nga afër boksin amerikan dhe për këtë gëzohem jashtëzakonisht shumë”, shkruan Krasniqi, i cili dy herë ka luftuar për titullin e botës (në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBO e WBA).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat