Cili u shpall lojtari, golashënuesi dhe portieri më i mirë në Kupën e Amerikës?

Sporti

Cili u shpall lojtari, golashënuesi dhe portieri më i mirë në Kupën e Amerikës?

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 10:57

Pas përfundimit të finales ndërmjet Kilit dhe Argjentinës, janë shpallur dhe futbollisti, golashënuesi dhe portieri më i mirë i Kampionatit.

Arturo Vidal është shpallur futbollisti më i mirë i finales së Kupës së Amerikës, për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme.

Në anën tjetër, portieri Claudio Bravo është shpallur portieri më i mirë, ku me kombëtaren e tij arriti të fitoj kupën.

Ai ka qenë i jashtëzakonshëm këtë kampionat dhe vendimtar në ndeshjen finale, ku pranoi vetëm një gol gjatë gjuajtjeve të penalltive, duke pritur një dhe një tjetër doli jashtë kornizës së golit.

Ndërsa krejt në fund Eduardo Vargas është shpallur golashënuesi më i mirë me katër gola, aq sa kishte edhe Paulo Guerrero i Perusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat