Fiorentina kërcënon me padi, ndërsa Interi bën ofertë

Sporti

Fiorentina kërcënon me padi, ndërsa Interi bën ofertë

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 09:58

Fiorentina ka dërguar një paralajmërim ligjor ndaj Interit për shkak të afrimit me Mohamed Salah, megjithatë Nerazzurrët nuk e kanë marrë parasysh, porse i kanë ofruar 20 milionë euro Chelseat për shërbimet e lojtarit.

Saga për transferimin e egjiptianit është bërë shumë e tensionuar duke nxitur një ‘luftë’ ndërmjet dy klubeve italiane.

Anësori 23-vjeçar u huazua te Viola në janar si pjesë e marrëveshjes për kalimin e Juan Cuadrados në Stamford Bridge, ndërsa Fiorentina ka pasur edhe opsionin e vazhdimit të huazimit edhe për një vit tjetër, gjë që e ka aktivizuar.

Megjithatë, zikaltrit po përpiqen që ta marrin lojtarin, i cili është i vendosur të largohet duke thënë se ka të drejtën e vetos. Ai madje ka refuzuar të kthehet në stërvitjet parasezonale.

Fiorentina i ka paralajmëruar edhe Interin edhe Salahun se mund t’i padisë për prishje kontrate, mirëpo La Gazzetta dello Sport raporton se oferta e Nerazzurrëve i është paraqitur Chelseat.

Edhe klubi anglez tash është në një pozitë të pakëndshme, pasi duhet të kërkojë rrugët ligjore për shitjen e Salah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat