“Skandaloze ndarja e futbollit shqiptar në veri-jug”

Sporti

“Skandaloze ndarja e futbollit shqiptar në veri-jug”

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 18:24

Gazetari i njohur sporiv Besnik Dizdari e cilëson skandaloze ndarjen e Kategorisë së Parë në dy grupe: veri dhe jug.

Sipas Dizdarit kjo është një ndarje e turpshme që vetëm në vendin tonë ndodh.

“Edhe Super Liga është një kampionat që asnjë nga dy fjalët nuk i ka shqip, ndërsa Kategoria e Parë që në fakt është e dyta krijon konfuzion pasi Kategori e Parë është quajtur gjithmonë kampionati kombëtar i futbollit. Sa i përket ndarjes veri-jug ajo ka krijuar një ndasi të turpshme në futboll. Ekipet e veriut mbi lumin Shkumbin nuk janë të denja të luajnë me ato të jugut apo anasjelltas”, thotë Dizdari për Panorama Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat