Zyrtare: Largohet Podolski, ky është klubi i tij i ri

Sporti

Zyrtare: Largohet Podolski, ky është klubi i tij i ri

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 16:54

Sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski nga sot më nuk do e vesh fanellën e klubit anglez, pasi është larguar përfundimisht nga ky klub.

Ai i është bashkuar gjigantit turk, Galatasaray, me të cilët ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare.

Përfaqësuesi gjerman, qe një kohë të gjatë nuk është duke kaluar në një fazë të mirë me klubin e Arsenalit, ku sezonin e kaluar ishte edhe tek Interi, me të cilët gjithashtu nuk pati sukses.

Podolski është shprehur i lumtur me trasferimin e tij, tek Galatasaray, me të cilët do mund të luaj edhe në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat