Cuadrado, një lojtar që i intereson Juves

Sporti

Cuadrado, një lojtar që i intereson Juves

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 00:54

Juventusi nuk ka ndërmarrë asgjë për transferimin e Juan Cuadrados në Torino.

Mesfushori i Chelseat është lidhur me një kthim në Serie A, ndërsa emri i kampionit është përmendur si destinacion i tij.
Giuseppe Marotta thekson se kolumbiani ka joshur interesimin e klubit të tij, porse akoma nuk kanë ndërmarrë asgjë.

“Cuadrado? Ai është një lojtar i Chelseat”, ka thënë drejtori i Juves.

“Është një lojtar që na intereson, por nuk është i joni. Kjo është krejt çfarë do të them për këtë çështje”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat