Aguero shpreson ta fitojnë Kupën e Amerikës

Sporti

Aguero shpreson ta fitojnë Kupën e Amerikës

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 12:39

Futbollisti i kombëtares së Argjentinës, Sergio Aguero, beson e shpreson se me kombëtaren e tij do ta fitojnë Kupën e Amerikës. Argjentinasit janë të përgatitur maksimalisht për finalen kundër Kilit, e cila zhvillohet të shtunën në orët e vona (22.00). Për sulmuesin largimi nga Kili si kampion i këtij i Kupës së Amerikës do të ishte në një farë mënyre kompensimi i përformancës së tij jo të mirë në Kupën e Botës – ‘Brazili 2014’. “Gjithnjë e kam shprehur keqardhjen për fatin e keq që më ndoqi në Brazil. Më ka ngelur peng, më ka lënë një shije mjaft të hidhur dhe jo vetëm mua, por tani jam në formë mjaft të mirë dhe jam gati të paguaj borxhin që ndiej se i detyrohem Argjentinës”, ka thënë Aguero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat