Wade mbetet në Miami, ja sa miliona dollarë përfiton!

Sporti

Wade mbetet në Miami, ja sa miliona dollarë përfiton!

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:17

Basketbollisti Dwyane Wade mbetet edhe më tej në radhët e skuadrës së Miami Heat. Shtatlarti amerikan dhe ish-kampionët e NBA kanë arritur marrëveshjen nga e cila Wade do të përfitojë plot 20 milionë dollarë. Wade, i cili regjistroi një mesatare prej 21.5 pikësh për ndeshje sezonin e fundit shprehet se Miami është si një familje për të dhe vendimi për të qëndruar nuk ishte aspak i vështirë.
“Jam shumë krenar për kontributin që kam dhënë gjatë 12 viteve te kjo skuadër duke i rikthyer lavdinë ekipit dhe vetë qytetit me tre titujt e fituar”, tha Wade.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat