Lahm është i vendosur, nuk i bie pishman

Sporti

Lahm është i vendosur, nuk i bie pishman

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 13:09

Futbollisti Philipp Lahm është i vendosur si asnjëherë më parë dhe nuk i bie pishman që është tërhequr nga kombëtarja e Gjermanisë. Ai ka thënë se nuk do të rikthehet në Kombëtaren e Gjermanisë. Lajmin e bën të ditur vetë ish kapiteni i kampionëve të botës, pavarësisht presionit të tifozëve dhe medieve. “Nuk do të kthehem sërish. Ata që më njohin e dinë shumë mirë se kur marr një vendim nuk ka kthim pas. Nuk ka moment më të mirë për t’u tërhequr se sa kur ke fituar Botërorin kundër një skuadre si Argjentina në Maracana. Jeta ime private është më e rëndësishme se profesioni. Lindja e dy djemve dhe fitorja e Kupës së Botës janë momente vendimtare në jetën time. Gjatë 6 javëve në Brazil familja më mungoi shumë dhe unë tani dua të kaloj sa më shumë kohë me ta. Jam i lumtur që më rrethojnë njerëz të cilët i dua dhe më duan shumë””, tha Lahm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat