Barca ka marrëveshje për Turan?

Sporti

Barca ka marrëveshje për Turan?

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 08:35

Barcelona thuhet se ka marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e Arda Turan në Camp Nou.

Mesfushori 28-vjeçar do të largohet nga Los Rojiblancos këtë verë, ndërsa po lidhet me shumë klube të mëdha.

Sport raporton se Blaugranët tashmë kanë arritur marrëveshje që t’i paguajnë Atleticos 35 milionë euro plus bonuset për të siguruar shërbimet e lojtarit (që duhet të presë deri në janar për të luajtur).

Megjithatë, duke komentuar këto spekulime, Eric Abidal, i cili mund të bëhet drejtor sportiv i katalunasve, thotë se nuk është i bindur nëse futbollisti turk do të ishte zgjedhje e duhur.

“Arda është lojtar i mirë, i rëndësishëm për skuadrën e tij, por nuk e di nëse do të përshtatej (te Barca)”, ka thënë francezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat