Starova: Nuk jemi për turizëm në Norvegji

Sporti

Starova: Nuk jemi për turizëm në Norvegji

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 22:36

Partizani zbarkoi në Norvegji për ndeshjen e Europa Ligë kundër norvegjezëve të Stromgodset. Të kuqtë që kishin qëndruar një ditë dhe në Prishtinë, mbërritën rreth mesditës në qytetin e Drammenit, për të luajtur ndeshjen e parë në kompeticionet europiane pas 7 vitesh. Skuadra u akomodua në hotel, ndërkohë që pas një ore pushimi zhvilloi dhe seancën stërvitore në stadiumin “Marienlyst”, ku do të luhet dhe takimi me norvegjezët. Trajneri Starova, lejoi fillimisht mediat vendase të ishin të pranishme në seancën stërvitore duke dhënë madje dhe një intervistë për to, teksa e cilësoi një përballje të vështirë atë me Stromgodset, të cilin e etiketoi si një kundërshtar të fortë. Gjithsesi Starova bëri të ditur se Partizani nuk ka ardhur për turizëm, por kërkon marrjen e një rezultati pozitiv. Më pas séance stërvitore u zhvillua me dyer të mbyllura, me ekipin që provoi dhe skemat në prag të ndeshjes me Stromgodset, e cila do të luhet në orën 19:00. Në stadiumin “Marienlyst”, që ka një kapacitet prej 8.935 spektatorësh Partizani pritet të ketë dhe mbështetjen e tifozëve të tij por dhe shqiparëve që jetojnë në qytetin e Drammenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat