“Tysoni shqiptar” në ring në shtator, ja kundërshtari

Sporti

“Tysoni shqiptar” në ring në shtator, ja kundërshtari

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 07:29

Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka zbuluar meçin e radhës. “Tysoni shqiptar”, më 5 shtator, do të boksoj përballë kroatit me nënshtetësi boshnjake, Damir Beljo, që në 20 ndeshje, ka 20 fitore.

Ja njoftimi i Nuri Seferit për meçin e radhës:

Të dashur miq para disa orëve Promoteri im Erol Caylan më konfirmoi për perfundimin e bisedimeve për ndeshjen e rradhës që do të jetë kunder Kampionit aktual të Europes, Kroatit me nënshtetsi të Bosnes Damir Beljo që është ende i pamposhtor me 20 ndeshje , 20 fitore ( 17 me KO ).

Kjo ndeshje e cila do të zhvillohet në Mostar të Bosnes me 5.Shtator.2015 do të jetë e vlefshme edhe si ndeshje eliminatore për të sfiduar Kampionin e Botes Marco Huck në nëntor të Vitit 2015.

" Etjen time për tu kthyer me fitore në menyr dinjitoze cdo dit e më shum e ndjej dhe me padyrim pres sfiden e shtatorit që me knaqsin më të madhe e pranova këtë sfid të veshtir por besoi shum se me krenarin më të madhe do ta kaloi "

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat