Bartomeu: Ibra ishte gati të përleshet fizikisht me Guardiolën

Sporti

Bartomeu: Ibra ishte gati të përleshet fizikisht me Guardiolën

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 13:52

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka zbuluar një detaj interesant dhe i pathënë deri më tash. Ai ka treguar për krizën thellë një kohë që ka pasur në klub mes Guardiolës dhe Ibrahimoviçit. Ai ka treguar për krizën e njohur që ekzistonte mes sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimoviçit dhe ish – trajnerit të tij Barcelona, Pep Guardiola. Sipas një rrëfimi konfidencial që agjenti Mino Raiola i pati bërë Bartomeut në atë kohë, mësohet se sulmuesi 33-vjeçar ishte gati të përleshet fizikisht me Guardiolën. “E njoh mjaft mirë Mino Raiolan. Kam negociuar gjatë me të lidhur me Zlatan Ibrahimoviç në vitin 2010. Patëm shumë takime në atë kohë. Kujtoj se gjatë një mbledhjeje ai më tha tekstualisht: Një nga këto ditë Ibra do ta rrahë me grushte Guardiolën. Raiola është një personazh karizmatik dhe me shumë humor, por në atë rast ishte shumë serioz.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat