Kosova e Zurich-ut gati për Hajvalinë!

Sporti

Kosova e Zurich-ut gati për Hajvalinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2015 Në ora: 19:26

Skuadra e Kosovës nga Zurich-u përgatitet për ndeshjen miqësore që do të zhvillojë me 1 korrik kundër Hajvalisë. Kosova është anëtar i ri i Liga Classic dhe e cila do të ketë një test të mirë me Hajvalinë, anëtar i elitës së futbollit të Kosovës. Atdhe Gashi, futbollist i Kosovës, për gazetën kombëtare “Bota sot” e vlerëson këtë ndeshje dhe sipas tij, është e mirëseardhur. “Ne do të ndeshemi me Hajvalinë në një ndeshje miqësore, e cila është e mirëseardhur për të dy klubet. Mendoj se do të jetë një atmosferë e mirë me 1 korrik, pasi shqiptarët mund të argëtohen me një lojë të mirë, kur dihet edhe cilësitë e Hajvalisë si ekip me lojtarë cilësorë, por edhe të ekipit tonë i cili ka cilësi mjaft të mira për ta bërë një ndeshje për t’i kënaqur gjithë të pranishmit”, tha Gashi.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat