Juve është ligë më vete

Sporti

Juve është ligë më vete

Më: 30 maj 2015 Në ora: 17:35

Trajneri i Romës, Rudi Garcia, është i bindur se Juventusi do të mbetet forcë dominuese në Itali edhe në vitet e ardhshme.
Giallorossët ishin fantastikë në pjesën e parë të sezonit, por në gjysmën e dytë forma e tyre pësoi rënie dhe Bianconerët nuk e patën të vështirë ta fitonin titullin.

Për më shumë, Zonja e Vjetër e ka fituar edhe Kupën e Italisë këtë sezon dhe është në finale të Ligës së Kampionëve.

“Rrjedha e sezonit asnjëherë nuk është e rehatshme dhe ne u desh të përballemi me disa momente të vështira”.

“Roma ka njërin prej projekteve më të mira në futbollin evropian dhe botëror, por ne nuk mund ta tejkalojmë veten”.

“Vlerësimi ynë i përgjithshëm është se ne përfunduam në krye ‘të ligës sonë’. Juve aktualisht është në një ligë më vete”, ka deklaruar Garcia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat