Duan dy trofetë, mund të mbesin pa asnjë!

Sporti

Duan dy trofetë, mund të mbesin pa asnjë!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2015 Në ora: 19:48

Besa e Pejës ka presionin e fitores në derbin me Feronikelin nga Drenasi, se ndryshe edhe merr fund shpresa e tyre në luftë për titullin e kampionit në Raiffeisen Superligë. Frronikelit i duhet edhe një pikë dhe zyrtarisht të shpallet kampion i elitës së futbollit. Derbi i t[ë dielës në fundjavë (java e 32-të) në Pejë, mes Besës dhe Feronikelit, mund ta përcaktojë kampionin e ri apo do ta shtyjë për javën e fundit (të 33-të)! Dy javë pa përfunduar edicioni, Feronikeli kryeson me 66 pikë dhe ka 6 më tepër se Besa që klasifikohet e dyta.

Fetim Kasapi, mesfushor i Besës, shpreson se gjasat matematikisht ende ekzistojnë në luftë për titullin e kampionit. Synimi i tij është që në dy ndeshjet e fundit: me Feronikelin dhe Vëllaznimin, të dëshmojnë lojë të nivelit të lartë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat