Genc Hoxha nuk e meriton të trajtohet në këtë mënyrë!

Sporti

Genc Hoxha nuk e meriton të trajtohet në këtë mënyrë!

Nga: Shkruan: Fadil Beqiraj Më: 28 maj 2015 Në ora: 19:21

Reagimet sportive
Nuk është hera e parë që kam thënë dhe sërish dua ta theksojë se njerëzit të cilët nuk kanë lidhje me sportin, e në këtë rast futbollin e kanë ngulfat atë, dhe po mundohen ta vrasin në përgjithësi. Nuk thuhet me kot se fjala e drejtë është e rëndë, por sado e rëndë të jetë, megjithatë, është e drejtë dhe atë duhet thënë.

Të lumtë Genc Hoxha, futbolli dhe sporti në Kosovë ka nevojë për shumë kësi njerëz si Ju, të cilët e thonë të vërtetën edhe nëse vet sakrifikohen nuk kanë dert, vetëm që të mbrohet puna e trajnerëve dhe djersa e lojtarëve, që po japin maksimumin në këto kushte të mjerueshme në Kosovë vetëm të mbrohen ngjyrat e klubit, prandaj këto nuk duhet heshtur, por duhet me çdo kusht të mbrohen trajnerët dhe futbollistët në këtë rast. Si nuk ju ra ndërmend këtyre zyrtarëve ta shkarkojnë Gencin më herët, por vetëm atëherë kur i bëri përrallë (nëse bëhen përrallë) se nuk i kanë kryer obligimet ndaj trajnerit dhe lojtarëve.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat