Rrahmani, talenti i edicionit në Shqipëri

Sporti

Rrahmani, talenti i edicionit në Shqipëri

Më: 28 maj 2015 Në ora: 15:08

Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë shoqata “Sporti na bashkon” ka bërë ndarjen e çmimeve për sezonin futbollistik 2015-2015 që sapo përfundoi.
Çmimin “talenti i vitit” e ka fituar futbollisti i Partizanit, Amir Rrahmani njësoj si vitin e shkuar por pjesë e podiumit kanë qenë edhe dyshja e Apolonisë Fili, Uzuni por edhe lojtari i Flamurtarit, Dejvi Bregu si dhe futbollisti i Skënderbeut, Liridon Latifi, raporton Panorama Sport
Mesfushori nga Kosova edhe pse erdhi në muajin janar në kampionatin shqiptar, arriti të impresionojë të gjithë me paraqitjet e tij.
Ndërkaq për pjesëtarët e ekipit kampion janë dhënë edhe dy çmime të tjera. Portieri Orges Shehi fitoi çmimin si lojtari më fair-play i sezonit, ndërsa trajneri i korçarëve Mirel Josa mori çmimin e meritave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat