Barcelona gati për finale, ka respekt për Bilbaon

Sporti

Barcelona gati për finale, ka respekt për Bilbaon

Më: 28 maj 2015 Në ora: 13:04

Futbollisti Javier Mascherano beson se me Barcelonën do ta fitojnë edhe Kupën e Mbretit e cila luhet të shtunën e fundjavës (21.30). Ai është optimist, duke besuar se skuadra e tij është më e mirë se Athletic Bilbao. “Athletic është një ekip i shkëlqyeshëm dhe do të na e komplikojë. Fakti që ata e ruajnë kulturën e Athletic në futbollin global, i bën ata një klub të veçantë. Është interesant që, pavarësisht kufizimeve, ata vazhdojnë të jeni aq konkurrues. Ata meritojnë të gjitha mirënjohjet e mia për shkak se e kanë ruajtur filozofinë përtej rezultateve”, ka thënë Mascherano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat