Ancelotti nesër bëhet trajner i Milanit?

Sporti

Ancelotti nesër bëhet trajner i Milanit?

Më: 27 maj 2015 Në ora: 23:31

Mediat italiane raportojnë se nesër do të mbahet takimi final mes drejtorit ekzekutiv të Milanit, Adriano Gallianit, dhe ish-trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelottit.
Pasi u shkarkua nga Real Madridi në fillim të javës, Ancelotti është kërkuar me ngulm nga Galliani që të rikthehet te Milani për ta nxjerrë klubin nga kriza, edhe pse tekniku italian kishte pohuar se dëshiron të pushojë për një vit.

Mediat spanjolle dhe ato italiane raportuan për disa takime mes të dyja palëve, ndërsa Galliani sot deklaroi se do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta kthyer Ancelottin te Milani.

Televizioni zyrtar i Milanit në orët e vonë të pasdites ka konfirmuar takimin e radhës që do të mbahet mes të dy palëve nesër në ora 11:00, ku edhe pritet të bëhët zyrtar kthimi i Ancelottit te Milani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat