Krasniqi: Organizimi - në nivelin më të ulët

Sporti

Krasniqi: Organizimi - në nivelin më të ulët

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2015 Në ora: 19:17

Volejbolli është në rrugë të këndelljes pas pranimit në asociacionin ndërkombëtar të volejbollit. Klubet i pret një perspektiv më e mirë dhe shpresojnë se do të ketë investime më të mëdha. Brengosëse është gjendja nëpër klubet të cilat përveç vështirësive financiare kanë fond të varfër me lojtarë e lojtare. Trajneri i volejbollit, Naser Krasniqi, shprehet se ky vit pati një ngjarje shumë të mirë. “Këtë vit kemi ngjarjen më të mirë që kemi mundur ta presim që 15 vitet e fundit, që është pranimi i FVK-së në asociacionin ndërkombëtar, pra në CEV dhe FIVB dhe më në fund jemi pjesë e civilizimit sportiv.

Kjo është si rezultat i pranimit të KOK-ut dhe si proces normal pas pranimit të disa sporteve tjera me dorë në arenën ndërkombëtare. E ardhmja e këtij sporti është mjaft optimiste sepse kemi një masivitet të madh këto vitet e fundit, por nuk do të kisha mendim të njëjtë edhe për cilësinë”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat