Beka: Jemi shumë afër kurorës së dyfishtë

Sporti

Beka: Jemi shumë afër kurorës së dyfishtë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2015 Në ora: 10:30

Prishtina nuk ishte e denjë në ndeshjen e parë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), e cila në Ferizaj pësoi humbje të thellë me rezultat 37:29 nga Kastrioti. Ferizajaset ishin më të mira se sa kryeqytetaset dhe tani udhëheqin në seri të fitoreve me 1:0.

Kastrioti i mjafton barazimi në Prishtinë që ta mbrojë titullin, ndërsa bardhekaltrave i duhet vetëm fitorja që të shpresojnë ende në luftë për titull. Kaltrina Beka, hendbollistja e Kastriotit së bashku me Bellma Bebën ishin më dalluara dhe me të merituara për fitore, duke realizuar 10 gola përkatësisht 9 sosh. “Mendoj se titullin e kemi në duart tona dhe është vështirë ta lëshojmë. Besoj se edhe në Prishtinë do të korrim fitore dhe nuk do të ketë nevojë për ndeshjen e tretë”, tha Beka.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat